Këtë herë stilistët janë të gjithë dakord: këtë sezon duhen çizmet, dhe për të qënë trendi, duhet të jenë shumë të gjata dhe me ngjyrë të kuqe.
Çizmet kanë qënë në të gjitha pasarelat me koleksionet e dimrit, të shfaqura në shumë mënyra, ku mund të zgjedhësh mes shumë modele.
Nëse kemi këmbë të gjata e të holla nuk është problem, mund të veshim çizmet që na pëlqejne. Shumica do të duhet të kenë parasysh disa gjëra, për të zgjatur trupin dhe për të shmangur gabime që mund të nxjerrin në pah difektet. Modelet e çizmeve janë shumë: mjafton të gjeni të përshtatshmet për këmbën tuaj.
Çizmet e gjata (Cuissard)
Janë më në modë këtë dimër: dhe për fat të mirë janë dhe një aleat i mirë i trupit pasi e tregojnë më të gjatë. Bëhet fjalë për çizmet e gjata, mbi gju. Idealen për femrat e larta dhe me këmbë të gjata.Por edhe për femra me trup më të vogël, mjafton mos të kenë pulpa të shëndosha. Cuissard mbulojnë gjithçka, nga kyçi këmbës e lart dhe mund të kombinohen shumë mirë si me funde të shkurtër apo bluza të mëdha. Modelet ikonë janë ato me ngjyrë të kuqe, si ato të Fendi, Miu Miu e shumë stilistë të tjerë.
Çizmet e shkurtra
Ky model ka defektin të të treogjë më të shkurtër dhe nuk i ri mirë çdo lloj trupi. Për femrat e gjata janë shumë të mira, por për femrat me pak gjatësi rrezikojnë të duken edhe më të shkurtra para pasqyrës.
Me takë apo shuall të trashë
Janë komode, të ngrohta dhe shumë të dashura për t’u mbajtur. Por fatkeqësisht, edhe ato kanë efektin e dëmshëm pamor që bashkon këmbën me pjesën e poshtme të saj, me pasoja katastrofike për të shkurtërat.Nëse nuk duam të heqim dorë, me mirë ti zgjedhim me takë të lartë e ti veshim me pantallona.
Çizmet si kambale
Ato kthehen në çdo stinë dhe tashmë nuk janë vetëm për adoleshentët, mjafton të keni pak shpirt rock.
Takat
Si normë taka zgjat dhe hollon trupin, por keni kujdes. Për ato që kanë një trup të rrumbullakët duhet të shmanë takat shumë të holla, pasi bën kontrast taka me formën e këmbës. Më mirë çizme me një takë kuadrate apo konike që dhe mbahen më kollaj./tch
COMMENTS