Kosova të reflektojë ndaj qasjes së BE-së dhe Serbisë pas refuzimit të betimit të gjyqtarëve serbë

Kosova të reflektojë ndaj qasjes së BE-së dhe Serbisë pas refuzimit të betimit të gjyqtarëve serbë

Hyzer Rizani: Edhe në Ruboc po ndihet fryma e fitorës së PDK-së

Dështimi i dhënies së betimit të gjyqtarëve e prokurorëve të Serbisë, para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të nisë së zbatuari Marrëveshjen për Drejtësi, është vazhdimësi e Serbisë për të mos zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Një qasje e tillë e Serbisë, sipas njohësve të çështjeve të drejtësisë në Kosovë, po shihet më shumë si një dështim i Bashkimit Evropian.

Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë për lajmi.net, se Serbia në vazhdimësi gjen mënyra për të mos zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Serbia në vazhdimësi gjen mënyra për të mos zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë atë te drejtësisë. Një qasje e tillë më shumë duhet shikuar si një dështim i vet Bashkimit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë Mogherini, të cilët nuk shfrytëzojnë mekanizmat që kanë në dispozicion për të obliguar Serbinë për të zbatuar marrëveshjet e arritura”, ka thënë Miftaraj për lajmi.net.

Miftaraj ka thënë se më këtë qasje Serbia po dërgon mesazh që institucionet e Kosovës shumë lehtë bien preh e mashtrimeve.

Sot ishte paraparë që dyzet e dy gjyqtarëve dhe katërmbëdhjetë prokurorë serbë të japim betimin para presidentit Thaçi, që ti nisin punën në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, si rezultat i Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi prokurorët dhe gjyqtarët serbë nuk ju përgjigjen ftesës së Presidentit.

Në reagimin e tij, i pari i vendit ka thënë se prokurorët dhe gjyqtarët u penguan nga Serbia.

“Sot, dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë, nuk ndodhi për shkakun që kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, nuk erdhën për dekretim. Ata nuk erdhën ngaqë u penguan nga Republika e Serbisë, me qëllimin e vetëm që të mos lejojë integrimin e tyre në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës. Është ky edhe një hap nga hapat e shumtë që Republika e Serbisë ndërmerr kundër qytetarëve tanë, ngase inkuadrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, ka rol të madh në jetën e komuniteteve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi”, thuhej ndër të tjera në reagimin e Presidentit.

Ndërsa, Miftaraj ka thënë se Kosova duhet të reflektojë ndaj Serbisë dhe BE-së, në procesin e dialogut më Serbinë.

“Qasja e tillë e Serbisë dhe BE-së duhet jetë reflektim për Kosovën dhe qasjen që duhet pasur në raport jo vetëm me Serbinë por edhe BE-në në procesin e dialogut. Mos zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Serbisë dëshmon se marrëveshjet e arritura më shumë po shërbejnë për të rregulluar imazhin dhe kredibilitetin e Serbisë në raport me bashkësinë ndërkombëtare se sa që kanë për qëllim të normalizimit të raporteve ne Kosovën”, ka thënë Miftaraj për lajmi.net.

Për mos zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësi ka reaguar dhe Bashkimi Evropian, duke shpreh keqardhje për kërkesën e Serbisë që integrimi i personelit serb në gjyqësorin e Kosovës të shtyhet.

Marrëveshja për Drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është nënshkruar më 10 shkurt të vitit 2015.

Kjo marrëveshje parashihte që sistemi gjyqësor dhe prokurorial i Kosovës të shtrihej edhe në veri të vendit, pjesë e të cilit do të ishin edhe gjyqtaret dhe prokurorët serb.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)