Molliqaj tallet me fjalimet me rima të Albin Kurtit

Molliqaj tallet me fjalimet me rima të Albin Kurtit

Britanikët propozojnë Naim Gashin për drejtor të Agjencisë së Akreditimit

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thumbuar ish-kreun e partisë, Albin Kurti, teksa ka folur për përçarjen e VV’së, që u zbulua pas shpërthimit të një skandali të brendshëm.

Molliqaj, i përfolur si udhëheqës i një grupi brenda Vetëvendosjes që kundërshton pikëpamjet e Albin Kurtit dhe kthimin e tij në krye të partisë, është tallur me fjalimet me rima të Kurtit, që ai i ka mbajtur gjatë tubimeve zgjedhore.

Ai ka deklaruar në “Zona e Debatit” në Klan Kosova se folklorizmat e Kurtit janë të pashije.

“Unë shoh një shtim të folklorizmit në raport me bashkimin kombëtar. Nëse i shihni disa prej fjalimeve të fushatës së fundit, ka një folklorizëm”, ka thënë Molliqaj.

“Si përshembull, ‘Flamuri rrema rrema, kush s’të do ty i plastë zemra’. Kjo s’është e duhur”, ka vlerësuar ai. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)