Nëse dikush do të mund të na bindte të besojmë në fuqinë e ushtrimeve të fytyrës, atëherë është dukesha e ardhshme Meghan Markle.
Normalisht se ajo është bekuar nga Zoti me një fytyrë tejet të bukur, por fytyra e saj gjithmonë duket e tonifikuar dhe e përshtatur me strukturën e eshtrave, transmeton Telegrafi.
Për këtë, aktorja ia atribuon meritat ekspertes britanike Nichola Joss, e cila kujdeset për fytyrën e saj dhe i mëson teknika interesante të masazhit të fytyrës.
Në një bisedim me ‘Birchbox’, aktorja ka shpjeguar se jo vetëm që bën masazhe profesionale të fytyrës me Joss, por bën edhe vetë ushtrime në shtëpi.
Ekspertja e jogës për fytyrë, Danielle Collins, thotë se ushtrimet e duhura të fytyrës mund t’i forcojnë muskujt e kapur në lëkurën, e përmirësojnë rrjedhën e limfës dhe i relaksojnë linjat që shkaktohen nga tensioni i vazhdueshëm në fytyrë për periudha të gjata kohore.
Rrjedhimisht kjo i zvogëlon rrudhat dhe problemet e ndryshme të lëkurës.
COMMENTS