Rama në Shkup, pajtohet me Zaevin për mbledhje të përbashkët të dy qeverive

Rama në Shkup, pajtohet me Zaevin për mbledhje të përbashkët të dy qeverive

Haradinaj sot sërish në interpelancë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune dhe do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Evropa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve.

Në kuadër të këtij samiti, Rama u prit nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërsa në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare, raporton OraNews.

Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase.

Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin agjendën e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive.

Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Evropa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian do jenë pjesë e Samitit.​

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)