Bazuar në një prononcim te Kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti, të cilën ia dha Ulpianapress-it, del se rreth dorëheqjes së sotme të Fazliut, ka një të vertëtë tjetër dhe se tashmë ish-drejtori i Shëndetësisë Fazliu, nuk ka dhënë dorëheqje, por se atij i është bërë me dije më heret se më nuk do të jetë në krye të Drejtoratit të Shëndetësisë.
Dhe si arsye për mosvazhdimin e detyrës, Ahmeti ka përmendur pakënqësitë e përditshme të qytetarëve me gjendjen në shëndetësinë e Lipjanit, të cilën e udhëhoqi Fazliu.
“Dje i kam komunikuar vendimin tim Dr. Dulles që nuk mund te jetë më Drejtor i Shendetësisë, sepse në shëndetësi gjendjen aktuale duhet ndryshuar, per cka perditë kemi pakënaqësi të qytetarëve. Kujtoj qe i kam dhënë gjatë shansën të tregojë performancën e tij, prandaj sic duket, meqenese e ka kuptuar se nuk mund të jetë më drejtor, ai sot na del kinse ka dhenë dorëheqje. Nuk eshte pune dorëheqje, por dje i kam thënë nuk mund të vazhdosh më’’, ka thënë Ahmeti, për Ulpianapress.
COMMENTS