Edhe nëse ratifikohet Demarkacioni, Kosova ka sfida tjera para vetes për heqjen e vizave

Konjufca thotë se u gënjyen qytetarët për viza: Tani duhet pritur deri në 2020

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme deklaroi se në muajin mars do të liberalizohen vizat për qytetarët kosovarë.
Por që kjo të ndodhë, Kosova duhet të plotësojë edhe dy kushte kryesore të cilat janë ratifikimi i Demarkacionit dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.Edhe nëse këto dy kushte plotësohen, atëherë Kosova mund të ballafaqohet me sfida të reja rrugës.


Profesori dhe njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku ka sqaruar për lajmi.net gjithë mënyrën se si bëhet votimi në Këshillin e Bashkimit Evropian.Ai ka bërë të ditur se ekziston mënyra e votimit nëpërmjet shumicës së kualifikuar.“Procesi i liberalizmit të vizave është më kompleks krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo për faktin se Kosovën nuk e kanë njohur 5 shtete, dhe këto pesë shtetë ndikojnë në procesin e vendimmarrjes në BE. Kur dihet qe vendimi për heqjen e vizave merret sipas sistemit të shumicës së kualifikuar në Këshillin e Bashkimit Evropian. Kosova ende nuk është në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian , pra duhet me votu 55% të shteteve anëtare pro një vendimi, shtete të cilat përfaqësojnë 65% të popullsisë së Bashkimit Evropian. Dhe kjo është lehtë e arritshme pasi Kosovën e kanë shumica e shteteve anëtare dhe nuk pritet që Kosova të ketë problem të arrijë 55% të shteteve votës pro”, ka deklaruar profesori i integrimeve evropiane.Mirëpo, ai ka dhënë detaje për një mënyrë në të cilën Kosovës do të mund t’i bllokohej heqja e vizave.Kjo sipas tij ndodh nëse përdoret “minoranca e bllokimit”.Minoranca e bllokimit nënkupton se katër shtete që përfaqësojnë 35% të popullësisë së BE-së mund ta bllokojnë një vendim.“Mirëpo ekziston një skenar tjetër, të cilin unë e konsideroj si të friksëhm që garantohet poashtu në procesin e votimit të shumicës së kualifikuar një mekanizëm apo një instrument që quhet i minorancës bllokuese. Kjo mund të përodret nga katër shtete edhe nëse arrihet ky 55% i shteteve që votojnë pro. Mund të përdoret si e drejtë e bllokimit të një vendimi nga 4 shtete. Dhe këto katër shtete duhet të përfaqësojnë 35 të BE-së. Kosovën dihet se nuk e kanë njohur pesë shtete. Dhe minimumi pra është katër shtete, çka do të thotë se mund të ketë bllokim për Kosovën por fatmirësisht këto 5 shtete nuk i përafqësojnë 35% të popullësisë së BE”, tha Mazreku.Por sipas Mazrekut, edhe nëse Kosova e kalon demarkacionin dhe plotëson kriteret, prap ka mundësi që vendimi të bllokohet.“Por ekziston rreziku që nëse përdoret minoranca bllokuese nga këto pesë shtete, shtetet tjera që e kanë njohur Kosovën psh Polonia ose Çekia si shtete që nuk janë shumë afirmative me lëvizjen e lirë të njerëzve munden me ju bashku kësaj minorance, dhe pavarësisht se Kosova i kalon të gjitha kriteret hipotetikisht, e kalon demarkacionin ka vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian për luftën kundër korrupsionit, mund të ketë bllokim”, ka sqaruar ai.Mazreku ka thënë se Kosova duhet të jetë e fokusuar në politikën e jashtme, pasi sipas tij ndryshe nuk mund të pretendon raporte normale me Bashkimin Evropian.“Prandaj politika e jashtme e Kosovës, dhe mekanizmat e tjerë që merren me politikën e jashtme duhet me prioretizu çështjenn e njohjes nga këto pesë shtete. Kosova nuk mundet me pretendu se Kosova ka normale raporte me BE-në kur ekzistojnë këto pesë mosnjohje”, thotë njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane.Këtë ai e arsyeton me mënyrën e votimit sipas sistemit unanim, ku për një vendim duhet të pajtohen të gjitha shtete.“Për shumë vendime të tjera, ekziston një mënyrë tjetër e marrjes së vendimit, sistemi unanim. Duhet të pajtohen të gjitha shtetet. Pra psh për marrjen e statusit të vendit kandidat pasi kemi pasur shprehje shumë nga ana e Ministrisë së Integrimeve, se Kosova do të aplikojë. Në fakt konfirmimi i statusit kandidat i një shteti, vendimi merret me unanimitet. Pra të gjitha shtetet duhet të votojnë. 27 shtete janë anëtare, nëse njëri voton kundër nuk konfirmohet statusi kandidat”, thotë ai.Sipas Avni Mazrekut, nëse këto pesë shtete vazhdojnë të mos e njohin Kosovën atëherë do të jenë gjithmonë pengesë në rrugën e shtetit tonë drejt BE-së.Kjo do të jetë pengesë te heqja e vizave, dhe është e paarritshme që Kosova të merr statusin e vendit kandidat pa këto pesë shtete.“Pra në anëtarësimin në BE çështja e pesë njohjes është kyçe, dhe duhet të jetë prioritet.Në të gjitha hapat e Kosovës drejt BE-së këto shtete janë pengesë. Këtu duhet të fokusohet qeveria e Kosovës dhe institucionet që kanë rol në fushën e politikës së jashtme”, ka përfunduar Avni Mazreku, profesor dhe njohës i intergimeve evropiane.Ndryshe, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli mbrëmë ka deklaruar se nëse demarkacioni ratifikohet në shkurt, vizat do të hiqen në qershor. /Lajmi.net/

Image result for avni mazreku 2017

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)