Daçiq: Kosova s’do të bëhet kurrë anëtare e OKB-së

Digjet qëllimisht një veturë në Pejë, Policia jep detaje

Së shpejti në Serbi do të mbahen zgjedhjet e reja, dhe për këtë tri partitë politike në Serbi kanë bashkuar forcat e tyre për të dal fituese.

Sic raportojnë mediat serbe, lista e përbashkët SPS, SRS dhe JS me liderë Ivica Daçic, Dragan Markovic Palma dhe Vojislav Sheshel sot kanë mbajtur një tubim në kuadër të fushatës zgjedhore, transmeton Indeksonline.

Në fjalimin e tij, Daçic tha se janë bërë bashkë si “bllok patriotik”, pasi sipas tij, dikush po tenton të destabilizoj Serbinë dhe rajoni.

Mirëpo, si gjithmonë Daçic nuk ka lënë pa përmendur edhe Kosovën.

“Politika jonë është parimore dhe ne jemi për BE-në, por jo me koston e integritetit tonë territorial. Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë Daçic.

Sipas tij, Serbia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj politikën parimore dhe për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

“Ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën dhe nëse dikush mendon se po zhvillohet një dialog i brendshëm për ta njohur Kosovën e ka gabim”, ka theksuar Daçic.

Kurse, Markovic ka thënë se është kundër Tribunalit të Hagës dhe kundër Kosovës së pavarur.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)