Klubet kineze me oferta “marramendëse dhe pothuajse të papërmbajtshme” për Iniestan

Historia e portierit që refuzoi Manchester Unitedin shkaku i apokalipsit (FOTO)

Mediat spanjolle raportojnë se klubet kineze po shtyjnë shumë për të fituar shërbimet e Andres Iniestas nga Barcelona, qysh në afatin kalimtar të janar.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Iniesta ka marrë oferta “marramendëse dhe pothuajse të papërmbajtshme” nga Kina gjatë 18 muajve të fundit, si dhe propozime të vogla nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe SHBA-të.


Megjithatë, gazeta siguron se mesfushori nuk do të ndjekë hapat e Javier Mascheranos, i cili pritet të bashkohet me skuadrën Fortune Hebei, që udhëhiqet nga ish-drejtuesi i Real Madridit, Manuel Pellegrini.

Iniesta ka luajtur në çdo ndeshje të Ligës dhe Ligës së Kampionëve, kur ai ka qenë i aftë këtë sezon, ndërsa Mascherano humbi vendin e tij në qendër të mbrotjes, me Gerard Pique dhe Samuel Umtiti si zgjedhje të para.

33-vjeçari u bë lojtari i parë Blaugrana në histori që nënshkruan një kontratë të përjetshme dy muaj më parë, por lejoi që ai të merrte parasysh të ardhmen e tij në fund të çdo sezoni.

Mundo Deportivo shpjegon se Iniesta ka “lënë derën e hapur për të luajtur në një Ligë më pak të kërkuar”, por vëren se tani “nuk dëshiron të flasë për asgjë tjetër përveç Barçës”.

Veterani spanjoll është përshkruar si “një person argëtues” në Kinë, duke u mirëpritur në Chongqing, një qytet me 30 milion banorë, verën e kaluar, ndërsa vendi është eksportuesi më i madh i verërave të tij Bodega Iniesta. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)