Në konferencën e USAID dhe NDI, Linda Shahini ka qenë paneliste për të folur rreth përvojave e saja të suksesshme në mandatin e parë si asambleiste. Gjatës fjalës së saj si paneliste, para grave dhe të rinjëve nga e gjithë Kosova, ajo ka folur për iniciativat e saja të realizuara me sukses në Komunën e Lipjanit.
Në veqanti ajo ka përmendur nismen për të ndihmuar Nënat vetëushqyese (Kryefamiljare), fushatën për vetëdijesim kundër kancerit të gjirit si dhe nismen për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.
Gjithashtu edhe deputetë e Kuvendit të Kosovës Xhevahire Izmaku, Saranda Bugujevci dhe Igor Simich ndanë me të pranishmit përvojat të tyre të meherëshme rreth qeverisjes lokale.
Ndërsa përfaqsuesit nga shoqëria civile Albulena Nrecaj dhe Ramadan Klisurica folen për bashkëpunimin e anëtarëve të Kuvendit të Komunës me shoqërinë civile. Kjo konferencë dy ditore është organizuar nga NDI dhe mbeshtetur nga USAID.
COMMENTS