Kryetari Ahmeti prezanton ekipin e tij qeverisës

Kryetari Ahmeti nuk ka dhënë urdhër për eliminimin e qenve endacak

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, ka prezantuar partnerët e koalicionit dhe ekipin e kabinetit te tij, me te cilin do te qeverisë Lipjanin në kater vitet e ardhshme. Në një konferencë për media, Ahmeti tha se ekipi i tij përbëhet nga koalicioni i përbashkët LDK-AKR-PD dhe PAI, një koalicion i ndërtuar parazgjedhor dhe i cili që prej nesër merr detyrat me qeverisjen komunale të Lipjanit, njofton Ulpianapress.

Pasi ka falënderuar te gjithë drejtorët nga mandati i kaluar, me të ciliët qeverisi, Ahmeti për ekipin e ri me të cillin do të qeverisë Komunën në katër vitet e ardhshme tha se është ekip fitues me një performansë jashtëzakonisht të mirë, i kombinuar me emra të ri në listë, ndërkohë që ka përmendur emër për emër drejtorët e ekipit të tij e dhe drejtoritë përkatëse me të cilat do të udhëheqin ata./Ulpianapress

Këta janë drejtorët e kabinetit të ri të kryetarit Ahmeti

Avni Olluri (Drejtor i Administratës)
Shefqet Emërlluhau (Drejtor i Bujqësisë)
Rasim Hasani (Drejtor i Arsimit)
Shkelzen Hajdini (Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim)
Latif Ramadani (Drejtor për Buxhet dhe Financa)
Emina Rexheq (Drejor për Urbanizëm dhe Planifikim)
Vlora Limani-Hajnuni (Drejtor për Shëndëtësi)
Ilir Tasholli (Drejtor i Shërbimeve Publike)
Imer Rrustemi (Drejtor i Inspektoratit)
Adem Duriqi (Drejtor i Prokurimit)
Bekim Shabani (Drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport)
Sefer Tasholli (Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër)
Nazim Gashi (Drejtori i Emërgjencave)

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)