Benjamin Kololli shkëlqeu në xhiron e fundit, duke shënuar dy gola për Lausannen në fitoren 5:1 kundër Zurichut
Dy golat e shënuar nga futbollisti shqiptar, Benjamin Kololli nuk kanë kaluar pa u vërejtur.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka hyrë në formacionin e javës nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’, derisa është një nga kandidatët për t’u shpallur edhe lojtari më i mirë i javës, përcjell albinfo.ch.
Kololli shkëlqeu në xhiron e fundit, duke shënuar dy gola për Lausannen në fitoren 5:1 kundër Zurichut. Ai shënoi golin e parë dhe të fundit në këtë ndeshje.
Në formacionin e javës nga ‘Blick’ janë përzgjedhur: Francesco Ruberto (Thun), Michael Lang (Basel), Steve Rouiller (Lugano), Silvan Gönitzer (St. Gallen), Benjamin Kololli (Lausanne), Samuele Campo (Lausanne), Mohamed Elyounoussi (Basel), Sekou Sanogo (Young Boys), Carlinhos (Lugano), Francesco Margiotta (Lausanne) dhe Miralem Sulejmani (Young Boys).
COMMENTS