Ka disa gjëra që femrat ua thonë shpesh meshkujve të cilat i acarojnë dhe i nervozojnë ata.
Në vazhdim “Zëri”, ju paraqet shprehjet që në dukje të parrezikshme ato i çojnë meshkujt në prag “të frustrimit”.
Çfarë je duke menduar?
Kur ti pyet “Çfarë je duke menduar?” mesazhi i fshehur që dëgjojnë meshkujt është: “Nuk është gjë e mirë që ti të kesh mendime private”. Quajeni paranojë, por meshkujt janë të prirë të dyshojnë që ju nuk jeni thjesht kureshtare.
A më do vërtet?
Partneri juaj do të mendonte: “Ç’do të thotë vërtet? Domethënë unë sigurisht që të dua, por a të dua vërtet? Ndoshta unë nuk e di se çfarë është dashuria e vërtetë…”, përcjell “Zeri.info”.
Dhe kështu me radhë. Kjo është një pyetje e pakuptimtë që në fund të fundit mund ta bëjë një njeri që ka dyshime për ndjenjat e tij të vërteta.
Më duket sikur s’të njoh më
Nëse keni diçka specifike me sjelljen e partnerit tuaj ju duhet t’ia thoni atë.
Por nëse ju e përmblidhni situatën kështu, partneri juaj do të dëgjonte: “Nuk më pëlqen mënyra se si po ecën përpara dhe po ndryshon”. Shumë meshkuj e vlerësojnë angazhimin e plotë në marrëdhënie për shkak të frikës së “qëndrimit në një vend”. /ZËRI/
COMMENTS