Plas debati në Kuvendin Komunal të Lipjanit, Ahmeti dhe Rrustemi përplasen për Buxhetin

Gruaja vlerësohet në LDK

Mospajtimi i PDK-së me buxhetin për vitin 2018-2020, të prezantuar nga Ekzekutivi i Lipjanit në seancën e djeshme të Kuvendit, ka shpërthyer në polemikë në mes të kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti dhe Lulzim Rrustemit, shef i grupit parlamentar të PDK-së.

Përplasja ka nisur kur Rrustemi, pasi i ka bërë nje panoramë buxhetit të vitit 2018-220, e ka cilësuar atë si buxhet me shumë shkelje ligjore, i pa konsoliduar mirë, i diskutuar më një pjesë të vogël të qytetarëve, jo transparent, në kundërshtim me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Komunës së Lipjanit dhe e ka mbyllur fjalimin duke thënë se si grup parlemtar nuk e shohin të arsyeshme që ta votojnë pa i pas përmirësimet të cilat i propozon PDK-ja, si grup parlamentar, njofton Ulpianapress

Në kundërpërgjigje Kryetari i Lipjanit, ia ka rikujtuar Rrustemit që është gabim nësë mendon politikisht, sepse një mendim i tillë, Ahmeti tha se e ka sjellë situtën në këtë gjendje.

“Është gabim të menduarit politikisht dhe logjika e veprimeve të tilla na ka sjellë në këtë situatë. Duhet ta ndërtojmë një logjikë tjetër, logjikën e asaj që është qytetare dhe kur vjen fushata atëherë bëjmë fushatë. Por mbi bazën e asaj, pse jam opozitë të provojë cdo gjë ta mohojë, është keq, sepe nuk prodhon të mira për qytetarët. Normalisht në kuadër të buxhetit kemi qenë gjithëpërshirës, fundja kjo është detyrim dhe normalisht që ka pasur dëgjime buxhetore me pak a shumë qytetarë aq sa kanë ardhë. U tha që nuk ka pas transparencë, kurse këtë material e keni nëpër duar më shumë se 5 ose 6 muaj, dhe poashtu këtë material e kanë pasur mundësinë ta shohin të gjithë qytetarët. Nuk e di qysh të jetë më transparentë. Vetëm nëse u’a dërgojmë me postë secilit nëpër shtëpi edhe nga një herë.. Ka pasur edhe ndryshime, mirëpo nuk e keni shfletuar hiq ”, tha Ahmeti.

Por nuk ka vonuar replika e Rrustemit,i cili kërkoi nga kryetari Ahmeti të mos provojë me i bind për specifikacionet të cilat nuk janë në buxhet, sepse ato sipas tij, nuk janë të analizuara mirë e as të specifikuara.
“Mos provo me na bind për specifikacionet ë këtij buxhetit sepse nuk janë të analizuara mirë e as të specifikuara dhe mos na thuani se nuk e kemi lexuar, sepse e kemi lexu mirë dhe i kemi pa ndryshimet e vogla, mirëpo jo ato esenciale dhe kjo është e pa drejtë sepse është shkelje ligjore.

Buxheti duhet të jetë i detajizuar, i specifikuar sakt për cilën rrugë , ku dhe deri ku , prandaj shprehi mospajtim me deklaratat e kryetarit, që të gjitha dilemat tona janë politike.”-tha Rrustemi.

Në replikën e tij me Rrustemin Kryetari Ahmeti, duke iu drejtuar atij tha se nuk është hera e parë që ju si grup parlamentar i PDK-së, nuk e votoni buxhetin, sepse gjatë mandatit tim ju asnjëherë nuk e keni votuar, sepse ju mendoni se duke ngecë investimet, fitoni vota për vete dhe publik. Por ja në cfarë situate keni ardhë. Një gjë duhet ta keni të qartë, se nuk e bëjmë buxhetin për qejfin e askujt, e nëse e mendoni të kundërtën, atëherë jo edhe 4 po edhe 10 vjet do të mbeteni në opozitë.Nuk do ti adaptohem kërkesave e as interesave tuaja”, ka përfunduar Ahmeti. Me gjithë mospajtimet dhe kundërshtimet e PDK-së, dhe pjeses tjetër të opozitës, në fund buxheti u aprovua nga shumica e nevojshme me 17 vota për./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)