Sulmi në Berlin, qeveria pranon dështimin

Pse Daut Haradinaj nuk kishte vendosur maskë në daljen e parë publike të UÇK-së? (Video)

Krerët e Gjermanisë pranuan se qeveria nuk siguroi mbështetje të përshtatshme për të afërmit e viktimave të sulmit të vjetshëm terrorist në një treg Krishtlindjesh në Berlin dhe gjithashtu mangësi në procedurat e sigurisë para sulmit.

Ka kaluar një vit qëkur Anis Amri, një tunizian që i ishte mohuar azili, sulmoi me kamion tregun në Breitscheidplatz, duke vrarë 12 dhe duke plagosur 70 të tjerë.

Gjatë kësaj kohe, autoritetet gjermane janë akuzuar për dështim në masa sigurie dhe në përballjen me pasojat e sulmit dhe tashmë e konfirmojnë këtë. Pasi u akuzua se nuk u takua personalisht me familjet e viktimave, kancelarja gjermane Angela Merkel e bëri këtë të hënë dhe sërish të martën gjatë inaugurimit të memorialit për të vrarët.

Merkel tha se biseda me familjarët e viktimave ishte mjaft e hapur dhe tregoi dobësinë e Gjermanisë në këtë situatë. Në një raport të porositur nga qeveria gjermane për manaxhimin e pasojave të sulmit, rreshtohen një varg gabimesh të autoriteteve, përfshirë vonesën deri në tre ditë për ti thënë familjeve se një i afërm i tyre ishte vrarë, apo dërgimin e faturave të autopsisë.

Mediat gjermane shkruajnë se autori i sulmit Amri njihej nga autoritetet dhe hidhen dyshime se u la i lirë pas sulmit nga shërbimet sekrete për të arritur tek bashkëpunëtorët apo nxitësit e tij./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)