Një video e çuditshme është publikuar së fundmi. Në një festë pune në Kinë, punonjëset që nuk kanë dhënë rezultat detyrohen të godasin me shuplakë njëra-tjetrën.
Femrat, të cilat punojnë për kompaninë e bukurisë Nanchang Jinhuayuan Meiye, u detyruan nga shefi që të dënojnë njëra-tjetrën për të mbajtur vendin e punës.
Përpara qindra kolegëve, më shumë se 10 punonjëse nga departamenti i shitjes shihen të ulura në gjunjë sipër skenës dhe godasin me forcë njëra-tjetrën.
Videoja është parë më shumë se 6 milionë herë.
COMMENTS