Një burrë i pastrehë është shndërruar në një hero pasi qëndroi për orë të tëra në shi që të ruajë paratë e gatshme të mbetura në makinën e hapur të një të huaje.
James McGeown vuri re një kuletë e cila përmbante 450 euro në ulësen e përparme të një makine që ishte e parkuar, me dritare të hapur.
Ai qëndroi në shi përreth dy orë e gjysmë duke e pritur pronarin të kthehej. Në fund kur pa se pronari i makinës nuk po vinte, ai e dërgoi në zyrën e avokatit më të afërt që gjeti pranë që t’i mbajë të sigurta. Më pas punonjësi i recepsionit në zyrë e informoi policinë se ishin dorëzuar paratë, transmeton lajmi.net
.
Kur pronarja e makinës, John McMonagle u kthye në makinë e cila ishte jashtë Gjykatës në Glasgow, u befasua kur pa një shënim duke i thënë se paratë ishin të sigurta në zyrë.
COMMENTS