Konsumimi i përditshëm i shampanjës e parandalon demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit

Futeni në meny që sot: Ushqim i shijshëm që ka ndikim preventiv ndaj kancerit të gjirit!

Jo se kemi nevojë për një arsyetim ekstra që ta konsumojmë edhe një pije tjetër në këtë kohë të vitit, por shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i tri gotave shampanjë në ditë ndihmon në parandalimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Siç duket, përbërësit e rrushit të zi që përdoren për ta krijuar shampanjën, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të trurit dhe përforcimin e memories.

Profesori Jeremy Spencer, një nga shkencëtarët e përfshirë në eksperimentin e Universitetit Reading, ka treguar se rezultatet janë dramatike!

Eksperimentet kanë përfshirë minj dhe sipas Spencer, ato eksperimente ilustrojnë për herë të parë se konsumimi modest i shampanjës ka potencialin të ndikojë në funksionin e aftësive njohëse, siç është kujtesa.

Shkencëtarët shpresojnë t’i vazhdojnë testimet, duke filluar ta testojnë shampanjën edhe te penzionerët.

Ndërsa një zyrtar i Shoqatës së Alzheimerit ka thënë se rezultatet janë interesante, por se duhet të bëhen më shumë hulumtime. /Telegrafi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)