Real Madrid dhe Barcelona do të takohen gjatë fundjavës për El Clasicon e parë të sezonit 2017-18.
Temë e debatit këto ditë në shtetin spanjoll është nëse katalunasit do të bëjnë “korridorin e nderit” për madrilenët.
Zyrtarët e blaugranave kanë refuzuar një gjë të tillë pasi që nuk e shohin të arsyeshme të bëjnë në stadiumin Santiago Bernabeu.
Por, Los Blancos nuk e shohin këtë si problem dhe kanë planifikojnë të bëjnë lëvizje të paparë deri më tani në derbin më të madh të Spanjës.
Kampionët e Botës po mendojnë që të gjitha trofetë e fituara këtë vit t’i prezantojnë në stadium dhe para syve të lojtarëve të Barcelonës.
Kujtojmë se trofeu botërorit për klube ishte i pesti që Zinedine Zidane e ka fituar në vitin 2017, një numër trofesh që klubi kurrë nuk ka arritur më parë.
La Liga ishte gara e parë që binte në duart e Zidanes këtë vit, dhe u pasua nga fitorja ndaj Juventusit në finale të Ligën e Kampionëve.
Triumfet e mëtejshme në Superkupën e UEFA-s dhe atë të Spanjës e rritën numrin e trofeve në katër, ndërsa Ronaldo dhe kompania e tij përfunduan sot (e shtunë) me titullin botëror për klube. /Telegrafi/
COMMENTS