Thaçi e Limaj nuk ia zgjatën dorën njëri-tjetrit te Haradinaj

Kaq zgjasin pritjet në dalje të Merdares dhe tek Dheu i Bardhë

Dikur kanë qenë shokë të ngushtë. Bashkë në luftë e bashkë edhe në parti. Njëri kryeministër e tjetri ministër në Qeverinë e tij.

Por aq fort që janë ftohur raportet ndërmjet veti le që nuk flasin, por sot as nuk ia zgjatën dorën njëri tjetrit në pritjen që për fundvit e organizoi kryeministri Ramush Haradinaj.

Limaj dhe Thaçi sonte kanë qenë afër njëri tjetrit me një distancë shumë të vogël, por nuk kanë folur ndërmjet vete, transmeton kosovapress.

Derisa Thaçi ishte duke folur me kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi, dhe me shpinë kthyer, Limaj erdhi drejt tyre. Me t’u kthyer Thaçi u largua pa ia shtrirë dorën mikut të tij të dikurshëm.

Famtir Limaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e PDK-së me pozita të rëndësishme. Pas ndarjes nga PDK së bashku me një grup njerëzish kanë themeluar Nismën për Kosovën.

Limaj është zëvendëskryeministër në Qeverinë Haradinaj e cila është në koalicion me PDK-në që dikur udhëhiqej nga Thaçi e tash nga Kadri Veseli.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)