Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka mundur të mbajë të qeshurën, kur ministri i tij i Bujqësisë, Aleksander Nikolayevich Tkachov foli për eksportin e mishit të derrit në Indonezi, një vend ky me shumicë myslimane.
Gjatë mbledhjes së qeverisë më 13 tetor, që në qendër kishte zhvillimet e agrikulturës, Tkachov propozoi rritjen e eksporteve të mishit të derrit në Azi.
“Gjermania ka dërguar gjysmën e mishit të saj të derrit në eksport. Po të shikojmë shifrat e tyre, 5.5 milionë tonë mish derri sigurohet në një vit, e prej kësaj sasie, 3 milionë eksportohen në vende si Kina, Indonezia, Japonia, Koreja, etj.”, tha Tkachov.
Por atij, Putin iu përgjigj: Indonezia është një vend mysliman. Nuk hanë mish derri atje.
“Shumë mirë, – tha Tkachov, para se të shtonte se “kjo nuk ndryshon gjë”.
Pas kësaj, Putin ka vijuar të qeshë dhe mbuloi fytyrën me duar. Konsumi i mishit të derrit, në fenë myslimane dihet se është i ndaluar.
COMMENTS