Bayern thyen Dortmundin, e lë jashtë Kupës

DE BIASI NË GARË ME TRAJNERIN E NJOHUR PËR STOLIN E KOMBËTARES QË MERR PJESË NË BOTËROR

Bayern Munchen arriti të kualifikohet në raundin e katërt të Kupës së Gjermanisë, duke eliminuar një pretendente kryesore si Borusia e Dortmundit që ishte dhe mbajtësja në fuqi e trofeut. 90-minutëshi i zhvilluar në “Allianz Arena” vlerësoi skuadrën më të mirë të fushës, me formacionin bavarez që vendosi diktatin që në fraksionin e parë.

Ofensiva e Bayern dha frytet e saj ende pa kaluar çerek ore lojë kur Niklas Zule goditi traversën dhe në rikthimin e topit në lojë, Boateng i dha avantazhin vendasve. Portieri Roman Burki u detyrua të nxirrte sërish sferën nga rrjeta pas një aksioni të bukur në minutën e 40 kur asisti i Leëandoëski solli dhe golin e Tomas Myler.

Dortmundi rihapi llogaritë me golin e Shinji Kagauas por japonezi vetëm sa e intensifikoi fundin e ndeshjes së Kupës në Alianz Arena. Tani rruga e Bayernit drejt trofeut, me një pretendent më pak, bëhet akoma më e lehtë./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)