Kanë filluar të krijohen kolonat në pikat kufitare të Kosovës, për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë pë festat e fundvitit.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e kufirit, kolona më e gjatë është në pikën kufitare në Merdarë, shkruan Insajderi.
Në këtë pikë kufitare kolona në hyrje është 700 metra, kurse në dalje 400, derisa pritjet janë të gjata deri në 3 orë.
Në pikat tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, deri në 20 minuta.
COMMENTS