Tensione mes dy Koreve: Plumba në kufi, ngrihet alarmi në gjithë rajonin

Xhafo Kaleshi me thonë

Rojet e Koresë së Jugut, qëllojnë me të shtëna paralajmëruese në drejtim të ushtarëve koreano-veriorë, të cilët po kërkonin një koleg të arratisur nga Veriu për në Jug.

Ushtari koreano-veriorë kishte kaluar kufirin, duke shfrytëzuar mjegullën e dendur, pranë një pike kontrolli.

Ushtria e Koresë së Jugut, ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese në drejtim të rojeve Korenao-Verior, të cilët kërkonin një ushtar që ishte arratisur nga Veriu.

Ushtari koreano-veriorë kishte kaluar në Zonën e Demilitarizuar. Zyrtarë të ushtrisë Koeano-Jugore, raportojnë se – ushtari kishte kaluar duke shfrytëzuar mjegullën e dendur në një pikë kontrolli. Ata, shtuan se ky është ushtari i katërt i Koresë së Veriut që arratiset për këtë vitë.

Incidenti i së enjtes, ndodhi në një pikë kontrolli në perëndim të frontit. Zëdhënësi ushtarak i koreano-jugorë, deklaroi se mjegulla e rëndë kishte pushtuar zonën, duke kufizuar pamjen në rreth 100 metra, por gjithsesi lëvizjet e ushtarit korenao-veriorë u diktuan nga pajisjet e mbikëqyrjes. Ndërsa, në lidhje me gjendjen e të ndaluarit – ai, shtoi se – ushtari ndodhet në paraburgim dhë është i sigurtë dhe se hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar arsyen e kalimit të kufirit.

Sipas, raportit të ushtrisë, ushtari ishte një 19-vjeçarë që në kohën e kalimit të kufirit mbante një kallashnikov me vete, por nuk pati asnjë shkëmbim zjarri.

Ministria e Mbrojtjes se Koresë se Jugut, deklarojnë se pas kalimi të kufirit, një grup rojesh koreno-veriore iu afruan kufirit duke kërkuar kolegun e tyre. Ky ishte edhe momenti kur ushtarakët koreano-jugorë qëlluan rreth 20 të shtëna paralajmëruese në drejtim të Koresë së Veriut.

Zyrtarët koreano-jugorë, konfirmuan se pas rreth 40-minutash u dëgjua kundërpërgjigjja e koreano-veriorëve me të shtëna, por nuk u gjet asnjë plumb që të kishte kaluar kufirin.
Zona e Demilitarizuar e kufirit ndërmjet dy Koreve, është një nga zonat më të mbrojtura në botë. Ajo është e fortifikuar nga të dyja anët me tela me gjemba, kamera survejimi, rrethim elektrik dhe mina tokësore.

Ministria e Mbrojtjes, Koreano-Jugore, konfirmon se kalimet e kufirit nga veriu në jug janë rritur këtë vit me 15 persona, krahasuar me pesë të vitit të kaluar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)