ARSENALI NË ALARM PËR NJË ÇËSHTJE QË NUK LIDHET ASPAK ME FUTBOLLIN

CR7 shënon sërish me roveshatë, kësaj radhe në stërvitje

Nëse Premier League do të përfundonte sot, Arsenali do të mbetej sërish jashtë Champions League. Një problem shumë shqetësues për “topçinjtë” e Londrës, të cilët ndërkohë përballen edhe me një tjetër situatë të pazakontë, që nuk ka aspak lidhje me futbollin: “Emirates Stadium” është i tejmbushur me minj.

Në fakt, nga inspektimet higjieno-sanitare është zbuluar se grupe minjsh janë zbuluar në 4 nivele të ndryshme të impiantit gjigant të pozicionuar në veri të Londrës.

Jashtëqitje të minjve janë gjetur në zona të ndryshme të stadiumit, si për shembull edhe nëpër tuba. Në këtë situatë, përveç pastrimit të jashtëqitjeve, klubi anglez duhet me patjetër të pajisë punonjësit e stadiumit me pishtarë, për të kontrolluar në çdo vrimë.

Thuhet se, një kontribut të mirë në këtë situatë të pazakontë mund të ketë dhënë edhe fakti që stadiumi gjendet shumë pranë linjës hekurudhore “East Coast Main Line”.

Për këtë çështje ka folur edhe një zëdhënës i klubit ishullor.

“Shëndeti dhe siguria e tifozëve tanë janë gjithnjë prioriteti ynë kryesor, ndaj kemi mbetur shumë të zhgënjyer kur mësuam këto mangësi në impiant gjatë muajit tetor të vitit 2016. Pasi morëm raportin kemi implementuar urgjentisht një seri masash për të përballur këtë problem. Kemi besim te hapat që kemi ndërmarrë gjatë këtij viti, e do të vazhdojmë të punojmë së bashku me ekspertë të jashtëm për të garantuar se po ndërmarrim pikërisht veprimet e duhura”, tha zëdhënësi i “topçinjve”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)