POLICIA KA NJË NJOFTIM PËR MËRGIMTARËT QË VIJNË PËRMES SERBISË

Aksident i rëndë në Bujan të Lipjanit

Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në veçanti ata persona të cilët për hyrje-dalje në Serbi përdorin pikëkalimin kufitar në Merdare se kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje të gjata.

“Me rastin e festave të fundvitit kryesisht ka frekuentim dhe fluks më të madh të automjeteve në këtë pikë kufitare, e po ashtu po zhvillohen punime infrastrukturore dhe kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje të gjata me kohëzgjatje prej disa orëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, policia kërkon që të shfrytëzohen edhe pikat tjera të kalimit kufitar.

“Policia e Kosovës vazhdon të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e saja karshi qytetarëve dhe për këtë ka angazhuar personel të mjaftueshëm në pikat kufitare, me qëllim të qarkullimit më të shpejtë, duke aplikuar edhe metodat e lehtësimit dhe përshpejtimit të kalimit kufitar për të shmangur pritjet e gjata, duke pasur parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare”, përfundon njoftimi./Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)