Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, është marrë me çështjen e vrasjeve pas luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se vrasjet e pasluftës të figurave të shquara publike dhe politike do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit.
Tutje Haradinaj ka shkruar se “këto vrasje janë plagë e dhimbshme dhe mos zbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën, shoqërinë dhe institucionet e rendit dhe ligjit”.
Po ashtu ai ka thënë se prononcimet e fundit lidhur me vrasjet e pas luftës nuk zbehin përgjegjësin e institucioneve për t’i zbardhur ato.
“Prononcimet publike lidhur me këto raste, të çfarëdo natyre qofshin, nuk duhet të zbehin përgjegjësinë dhe detyrën e Institucioneve të vendit për zbardhjen e tyre”, ka thënë në fund Haradinaj.
Kjo deklaratë e kryeministrit Haradinaj vjen pasi deklaratës së Nasim Haradinaj i cili tha se “Punë e madhe nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së.
COMMENTS