Dy persona janë arrestuar pas vjedhjes së një veutre ”Land Rover”, njëri nga të cilët ishte i dënuar, por që në momentin e vjedhjes kishte dalur për shëtitje ditore.
MPB bën të ditur se I.R (28) dhe Z.F (31), nga Shkupi, më 13 nëntor, kanë kryer vjedhjen. Vetura është lënë e ndezur para një dyqani dhe që të dy e kanë shfrytëzuar këtë moment të pakujdesisë së shoferit.
Hajnat kanë arritur që të ikin nga vendi i ngjarjes dhe veturën e kanë lënë në Llaskarcë të Shkupit. Përmes ADN-së është arritur të bëhet identifikimi i tyre.
Amerika-Radio nga burime te sigurta meson se vetura eshte ne pronesi te biznismenit nga Shkupi, Fatmir Etemit. Vjedhja ka ndodhur kur vetura eshte drejtuar nga djali i tij.
COMMENTS