Kuvendi i Komunës së Lipjanit gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së tretë më radhë.
Kryesuesi Azemi fillimisht ka bërë prezantimin e (5) këshilltarëve të rinjë të cilët sot dhanë betimin e tyre.
Në këtë seancë Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka kërkuar nga këshilltarët komunal që të aprovojnë propozimin e tij për zgjedhjen e nënkryetarit për Komunitete, Lulëzim Qerimi nga subjekti politik PAI.
Me të gjitha votat për, ky propozim u aprovua dhe Lulëzim Qerimi është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Lipjanit për Komunitete.
COMMENTS