Edhe një reagim i SHBA-së kundër peticionit për ta ndryshuar Specialen

Edhe një reagim i SHBA-së kundër peticionit për ta ndryshuar Specialen

Paralajmërimi i ambasadorit Delawie për avanturat e Hashim Thaçit

Ka reaguar për herë të dytë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, për peticionin i cili synon ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Delawie kritikon peticionin për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Delawie ka thënë se SHBA-ja nuk dëshiron që Kosova ta shkatërrojë të ardhmen e saj.

“​Nuk i kemi bërë gjithë ato përpjekje për suksesin e Kosovës, që tani ta shohim duke e shkatërruar të ardhmen e saj, duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale”, ka shkruar Delawie, transmeton Koha.net.

Deklaratat e ambasadorit kanë ardhur pas njoftimeve të fundit se mund të thirret seancë për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e këtij ligji.

Kujtojmë se ditë më parë me iniciativën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë qytetarë, por edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë nisur të nënshkruajnë një peticion ku kërkohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Veteranët kërkojnë që me ndryshimet e ligjit, Gjykata Speciale të merret edhe me krimet që serbët i kanë bërë në Kosovë gjatë luftës. Sipas tyre, versioni i tashëm i ligjit obligon gjykatën të merret vetëm me të dyshuar të etnisë shqiptare.

Pas mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve, drejtuesit e organizatave të dala nga lufta kanë thënë se peticionin do t’ia dorëzojnë kryeparlamentarit dhe kryesisë së Kuvendit.

Ende nuk ka datë të saktë se kur mund të lëshohen aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, mirëpo zyrtarë kosovarë kanë bërë me dije se një gjë e tillë mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)