Kryetari Legjendar me një postim për Gjykatën Speciale, bëhet serioz për herë të parë

Ulpiana fiton 3-0 me Sharrin, shkëlqen Kelmendi

Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj mbase për herë ta parë, është shprehur seriozisht rreth një çështje. Ai në Facebook ka shpjeguar se cfarë humbjesh mund të ketë Kosova nga Gjykata Speciale, e cka fiton nëse kjo vazhdon punën e saj.


Arifaj, lideri i partisë satirike “Partia e Fortë” në një postim serioz ka shkruar se ‘Prej Gjykatës Speciale, disa pushtetarë munden me e hupë lirinë. Kosova prej Gjykatës Speciale, mundet me i hupë vetëm disa pushtetarë, t’cilët prioritet gjithmonë e kanë pasë pasuninë”.

Nga kjo, sipas Arifajt, është shumë e thjeshtë të dihet se cili është është pozicionimi i duhur.

Vendi sot kaloi nëpër një dramë kur befasisht tre liderët shtetëror po provonin që me cdo mënyrë të dilte në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ndërsa ambasadorët e huaj bënin thirrje që të mos ndodhë diçka e tillë pasi Kosovë do të përballej me pasoja tragjike. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)