Milaim Zeka paralajmëron vullkanin historik

JA SI JANË POZICIONUAR FORCAT NË MESDHE

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se Kosova po ndodhet përpara një vullkani historik. Me këtë rast, ai e ka cilësuar këtë si një humbjeje të madhe historike.

Zeka ka treguar mesazhin e ambasadorit britanik që i ka thënë në Kuvend për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, Kosova do të izolohej njësoj sikurse Koreja e Veriut.

“Këtë shqetesim ia percolla liderit te Nisma-s Z. Fatmir Limaj dhe Z. Jakup Krasniqi. Ish kryetari i Kuvendit te Kosoves deklaroi se ne fillim kur Hashim Thaçi dhe PDK ishin ‘Per’ une isha ‘Kunder’, por tani ne rrethanat e krijuara mendoj se nje veprim i tille eshte me pasoja te paparashikueshme per te ardhmen e Kosoves”, ka shkruar Zeka.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Te nderuar qytetare shqiptare

Kosova ndodhet perpara nje vullkani historik. Kosova ndodhet para nje humbjeje historike.

Sonte po ju percjell vetem nje mesazh te ambasadorit britanez i cili me tha ne Kuvendin e Kosoves se: Shfuqizimi i ligjit per Gjykaten Speciale do te perkthehet ne detyrim te vendeve perendimore per terheqjen e njohjes se pavaresise se Kosoves si dhe largim te forcave te KFOR-it nga Kosova.

Kosova do te izolohet njesoj sikurse Koreja e Veriut.

Kete shqetesim ia percolla liderit te Nisma-s Z. Fatmir Limaj dhe Z. Jakup Krasniqi. Ish kryetari i Kuvendit te Kosoves deklaroi se ne fillim kur Hashim Thaçi dhe PDK ishin ‘Per’ une isha ‘Kunder’, por tani ne rrethanat e krijuara mendoj se nje veprim i tille eshte me pasoja te paparashikueshme per te ardhmen e Kosoves.

Une mendoj se kjo loje me Bashkesine nderkombetare deshmon qartazi se nje pjese e lidershipit politik te Kosoves, interesin personal e kane gjithmone mbi interesin e Kosoves dhe mbi ardhmerine e femijeve tane.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)