Para dy dite presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, kishin shpërfillur haptazi njëri-tjetrin, ata nuk ishin përshëndetur fare në ndej që ishte organizuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, por pas 48 orëve çështja e Gjykatës Speciale i bashkoi ata në një takim, shkruan Insajderi.
Teksa Haradinaj kishte ftuar zyrtarët më të lartë të shtetit në ndejën e fundvit, u publikua një lajm ku shiheshin qartë shpërfillja që Thaçi dhe Limaj i bënin njëri-tjetrit.
Ngjarja kishte ndodhur teksa Thaçi ishte duke biseduar me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, Limaj kishte shprehur dëshirë ta përshëndes kryeprokurorin. Por dëshira e Limajt për përshëndetje nuk ishte e njëjtë që ta përshëndes edhe shokun e tij të kohës së luftës, Hashim Thaçin.
Por pas rreth 48 orësh ngjarjet në vend nuk ishin aspak festive. Ambasadori Britanisë së Madhe, Ruari O’ Connell, tha se Kosova po rrezikon të kthehet në gjendjen më të rrezikshme që nga përfundimi i luftës. Në një gjendje të tillë, Thaçi dhe Limaj gjenden së bashku me Haradinajn në një takim kur ora po shënon afër 00:00.
Por me njeriun që tani Thaçi po qëndron, vetë Fatmir Limaj e kishte akuzuar presidentin se ka gisht në sms-at e montuar, shkruan Insajderi.
“Kryeministri i vendit mi ka dhanë në dorë sms’të e montuara. Ai mi ka dhanë sms’të, ai mi ka dhanë emrat e atyre të cilët i kanë sjellë ata sms dhe ajo duhet me u folë në Gjykatë sepse sms’të janë të montuara”, kishte akuzuar Limaj Thaçin.
Me kërkesën e 43 deputetëve kryesia e kuvendit u mblodh dy herë me rradhë në orët e mbrëmjes për të shfuqizuar ligjin për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale. Por të dy mbledhjet dështuar për shkak të kuorumit./Insajderi
COMMENTS