Një 51-vjeçare ka përfunduar pas hekurave, pasi tentoi t’i fuste në burg djalit pajsje që nuk lejohen.
Ngjarja në fjalë u regjistrua në burgun e Fierit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, njoftuan se kane arrestuar në flagrancë shtetasen Olimbi H., 51 vjeçe, banuese në Fier.
Arrestimi i saj u bë pasi ka tentuar të fut në IEVP Fier, bashkë me ushqimet dhe 4 aparate celularë djalit të saj të burgosur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burgim” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 324/a/1 dhe 22 i Kodit Penal. /Gazeta Express/
COMMENTS