ALBULENA HAXHIU KËRKON DORËHEQJEN E PRESIDENTIT THAÇI

Vulin shakaxhiu: Po e presim urdhrin e komandantit suprem

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu duke reaguar ndaj zhvillimeve të mbrëmshme rreth shfuqizimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka kërkuar dorëheqjen e Presidentit Hashim Thaçi.

Ajo përmes një statusi në Facebook shkruan se me veprimet e djeshme Presidenti Thaçi po kërkon garanci për vete se nuk do të ndiqet nga Gjykata Speciale.

“Kjo tendenca e mbrëmshme, është një përpjekje e Thaçit që të marrë sërish garancë për veten. Ne na duhet të ndalojmë tendencat e kriminalizimit të luftës së drejtë të UÇK’së ajo s’bëhet me këto përpjekje para së cilave fshihet Thaçi! Hashim jep dorëheqje!”, shkroi Haxhiu.

Haxhiu shkroi se Thaçi është në gjendje të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar Speciales.

“Me gjasë tash së voni ka mundur të kuptojë që edhe ai do të jetë në mesin e të akuzuarve dhe është në gjendje të bëjë gjithçka natën e fshehtazi, vetëm për interesat e tij puro personale”, shkroi Haxhiu.

Dje Kryesia e Kuvendit dështoi dy herë për të mbajtur mbledhjen e saj pas kërkesës për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të 43 deputetëve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)