Vrau oficerin e RENEA-s në Lazarat, 20 vjeçari arrestohet pas dy vitesh arrati në Amerikë

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Policia e shtetit ka njoftuar se është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një prej autorëve të vrasjes së oficerit të Reneas në Qershor 2015 në Lazarat.
ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në datë 20.12.2017 në SHBA, shtetasin në kërkim ndërkombëtar :

Ruhan HIRAJ, 20 vjeç, lindur në Gjirokastër, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 495, datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 79/b, 25, 79/b, 22, 25; 278/2 dhe 283 të K.Penal të R. Shqipërisë.

Ngjarja

Në 24.06.2015, forcat speciale RENEA janë futur dhe kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur. Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të shtetasit Ruhan HIRAJ drejt Shqipërisë.

/Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)