Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që Qeveria dhe Presidenti të japin dorëheqje nga pozitat që i mbajnë.
Kjo kërkesë ka ardhur pas zhvillimeve të mbrëmshme, ku edhe u inicua shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas saj dorëheqja e tyre do ta lironte Kosovën nga frika e kthimit prapa.
“Nata e mbrëmshme mbaroi, pasojat mbeten. Për të parandalu çfarëdo dëmi tjetër, Qeveria dhe Presidenti duhet të bëjnë të fundit punë të menqur në pozitat që mbajnë, Të Japin dorëheqje dhe të lirojnë Kosovën nga frika e kthimit prapa”, shkruan, Kusari-Lila.
Kusari-Lila ka hyrë në mesin e disa figurave politike që e duan rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” dhe presidentit Thaçi.
Ndaj kësaj iniciative reaguan ashpër edhe ndërkombëtarët.
COMMENTS