Femrat mesatarisht i kalojnë katër muaj duke menduar se çfarë do të veshin në punë

Instagrami po “çmendet” nga kjo sfidë e re! Vajza do ta provonit të vendosnit lapsin te…

Femrat mesatarisht i kalojnë katër muaj duke menduar se çfarë do të veshin në punë, tregoi një studim i ri.

Mesatarisht, femrat mendojnë 14 minuta në ditë për atë se çfarë do të veshin në punë, që është ekuivalente me dy ditë e gjysmë në vit, transmeton Koha.net. Sipas kësaj, gjatë një periudhe mesatare të punës prej 47 vjetëve, femrat i kalojnë 119 ditë para dollapit.

Më shumë se një e treta e femrave e pranuan se ndjenin presion kur bëhet fjalë për veshjet në punë, ndërsa 76 për qind e femrave të anketuara e pranuan se e kishin të vështirë të vendosnin se çfarë ishte e përshtatshme dhe çfarë nuk kishte.

Më pak se gjysma e të anketuarave e pranuan se mungesa e një kodi të veshjes në vendin e tyre të punës e ndërlikon edhe më tej vendimin e tyre.

“Ky studim me të vërtetë tregon se sa brengosen punëtoret rreth asaj se çfarë të veshin, dhe çfarë tregojnë potencialisht për to rrobat e tyre”, tha David Clift, i cili e udhëhoqi studimin.

Madje 28 për qind e femrave e kanë pranuar se ballafaqohen me komente të padëshiruara kur në punë shkojnë me pirsing apo tatuazh, 16 për qind përballen me komente të shëmtuara rreth rrobave të tyre, dhe 28 për qind për shkak të grimit.

Një nga dhjetë femrat e anketuara u dërgua në shtëpi për t’u ndërruar pasi që ishin paraqitur me rroba të cilat punëdhënësit e tyre i konsideronin të papërshtatshme.

Nëntë për qind e femrave të anketuara e pranuan se nuk e kishin absolutisht asnjë ndjenjë rreth asaj çfarë punëdhënësi i tyre donte të vishnin, përcjell Koha.net. Për shkak të mënyrës së relaksuar të veshjes, 23 për qind e femrave u pyetën nëse ishin të lodhura, 20 për qind nëse ishin të përgjumura dhe 13 për qind nëse ishin të sëmura.

Madje 88 për qind e femrave thanë se kurrë nuk ishin të detyruara të shqetësoheshin për kodin e veshjes në punë. Sipas rezultateve të këtij studimi, meshkujve mesatarisht u duhen më pak se dhjetë minuta për të vendosur çfarë të veshin në punë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)