Zafir Berisha: Mali Zi nuk është vend mik, shtrihet në tokat shqiptare

Tasholli mesazh në ditën e lirisë së shtypit: Uroj që të kaloni një vit të mbarë pa kërcënime

Tash kur temë gati e përditshme është çështja e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, shumë shpesh është dëgjuar nga zyrtarët shtetërorë të Kosovës se shteti fqinj Mali i Zi, është një vend mik i Kosovës – përkundër telasheve me kufirin.

Por, kështu nuk mendon deputeti i Nismës për Kosovën – një nga partitë që është në pushtet.

Zafir Berisha ka shkruar në Facebook se Mali i Zi quhet mik vetëm sa për politikë ditore, pasi nuk është i tillë.

“E vërteta duhet thënë edhe atëherë kur nuk na pëlqen. Mali Zi nuk është vend mik siç e paraqesim për arsye të politikës ditore”, ka shkruar Berisha në Facebook, duke dhënë edhe arsyet për qëndrimin e tij.

“Mali Zi e ka njohur Kosovën shtet me 2008, sepse shqiptarët kanë qenë vendimtarë me 2006 që të pavarësohet nga Serbia. Kështu që nëse kanë ndodhur veprime reciproke në të mirë të dy vendeve nuk mundur të harrohet se Mali Zi shtrihet në tokat shqiptare dhe malazezët janë ata që për një shekull kanë qen aleatë dhe pjesëmarrës direkt në luftërat gjenocidale sllave kundër shqiptarëve”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)