“Për kravata, këmisha edhe me shty kerre Kryeministri e ka popullin”

2017, vit katastrofik për prodhimin e verës

Jo krejt kryeministrat e rajonit e kanë rrogën sa e ka kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Rroga e kryeministres së Serbisë është 938 euro, e kryeministrit të Malit të Zi – 1154, të Shqipërisë – 1700, të Bosnjës – 2150, të Bullgarisë – 2280, ndërsa e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është 2950 euro.

Kryeministri Ramush Haradinaj ia dyfishoj rrogën vetit me një vendim të cilin e mori më 21 dhjetor të këtij viti ku prej 1500 ai e bëri pagën e tij në 2950 euro.

Por kjo nuk i bie që ja ka rrit veç vetës po krejt kryeministrave që kanë me gëzua këtë postë që vijnë pas tij.

Në një intervistë arsyetimi i kryeministrit për këtë rritje të pagës ishte se nuk po ka mjaftueshëm, kravata edhe këmisha.

“Nëse nuk do të merrja para nga qiraja, me rrogë 1 mijë e 200 euro do ta kisha të vështirë. S’mundem gjithqysh me dal. Obligohem një kravatë, një këmishë”, kishte thënë Haradinaj.

Kjo deklaratë e Haradinaj ka irrituar popullin. Me ç’rast i shtyri ata të marrin një apel për ndihmë që t’ia sigurojnë kryeministrit disa kravata dhe këmisha

Ata mblodhën mbi 200 kravata, disa çorape, këmisha edhe kimikë që do t’i nevojiten me nënshkrua çështje të rëndësishme për vendin.

Shumë qytetarë t’pa punë, ish- punonjës të ndërmarrjeve shoqërore, ia kanë dërguar për selam kryeministrit edhe do centë.

“Qe 10 cent nga një pjesëtar i Feronikelit”, “qe edhe 50 nga një punëtor i Ramiz Sadikut”, “qe edhe një kimik nga një mësues i cili sipas kryeministrit është i “pa dijshëm”, ishin disa nga fjalimet që i përdoren sot protestuesit në “protestën artistike” për kryeministrin.

Mirëpo krejt këtë aksion simbolik për kravatat e kryeministrit, këshilltari i tij, Halil Matoshi, ndërhyri duke provokuar.


Matoshi, gjatë aksionit, ka hyrë brenda turmës së njerëzve dhe ka shpërndarë raportin 100-ditësh të punës së kryeministrit, dhe nuk ka hezituar të urojë të pranishmit për festën e vitit të ri.
Mirëpo protestuesit i reaguan duke e quajtur atë si provokim.

“A po provokon a?. Çka janë këto letra, pensionet a?”, reagoi njëri prej protestuesve.

Pas “dëbimit”, të Matoshit, protestuesit vazhduan me aksionin e tyre. Ata u nisën drejt qeverisë, duke i vendos kravatat, në rrethojat e qeverisë.

Organizatori i kësaj “proteste artistike”, Kushtrim Mehmeti u shpreh se për kësi gjërash t’lehta, kryeministri e ka popullin mbrapa.

“Kërkojmë nga kryeministri me ul pagën se për kravata e këmisha ja sigurojmë na edhe kerrit me ja n’drru gumat, na jena këtu”, u shpreh Mehmeti.

Kryeministri gjatë javës së kaluar përveç që ia ka dyfishu vetit rrogën, nga ky dyfishim kanë përfituar edhe biznesmeni Behgjet Pacolli, i cili është zëvendëskryeministër, sekseri, Dardan Gashi, ish-ministri Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj si dhe Dalibor Jevtiq. /Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)