Recetë shtëpiake për shërimin e buzëve të thara

I ftohti dhe ndikimi në shëndet, a i dinit këto sekrete?

Cila vajzë nuk dëshiron që të ketë buzë të buta, të cilat duken të shëndetshme dhe të mahnitshme – qoftë me buzëkuq apo pa të?

Ditët e ftohta të dimrit, dehidratimi dhe faktorë tjerë ndikojnë që të keni buzë të thara.

Megjithatë, fatmirësisht ekzistojnë receta shtëpiake të cilat ju ndihmojnë t’i zbutni buzët e thara.

Metoda në fjalë është me sheqer me ngjyrë kafe, ndërsa është metodë tejet e thjeshtë, efektive dhe e lehtë.

Sheqeri ngjyrë kafe është eksfoliant i mahnitshëm natyral – ndërsa shumica prej nesh veçse e kemi atë në kuzhinë!

Mjafton ta përzieni një lugë çaji sheqer me një lugë çaji mjaltë në një gotë apo tas.

Përzieni ato dyja mirë dhe produktin e fituar aplikojeni në buzë.

Lëreni në buzë produktin për rreth pesë minuta, ndërsa pastaj pastrojeni me një letër para se ta pastroni me ujë të vaktë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)