TRE PERSONAT QË FSHIHEN PAS TENTIMIT PËR TA ZHBËRË GJYKATËN SPECIALE SIPAS HOTIT

Nxënësit kosovar tash e tri javë pa mësim e në shtëpi. Si ndihet Jashari, si kryetar i SBASHK-ut për këtë fakt!

Pozicionimi i Lidhjes Demokratike kundër iniciativës për shfuqizim të ligjit për Gjykatë Speciale u bë për ruajtjen e interesave të shtetit. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se nuk mund të lejojnë që persona të caktuar të fusin vendin në një aventurë përmes secilës nuk e dinë se ku po shkojnë.

“Fakti që kishte kaq shumë nguti për ta kryer nuk të len me besuar që kjo çështje është e shëndoshë. Nganjëherë disa deputetë po bien pre e disa personave. Është agjendë e dy tre personave”, ka thënë Hoti duke ju referuar presidentit Hashim Thaci, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Këta qëndrojnë prapa kësaj iniciative. Asnjëherë nuk u deklaruan qartë se nuk e mbështesin këtë iniciativë, është e çuditshme sjellja e tyre, është krejtësisht jo institucionale”, ka thënë ai.

Sipas tij, deputetët të cilët do ta mbështesnin një gjë të tillë do të rrezikonin shtetësinë e Kosovës.

Hoti theksoi se nuk ka përfunduar kjo situatë me shkuarjen e Kuvendit në pushim.

Ai tha se kjo mund të kthehet me nënshkrime dhe me të iniciativë e të njëjtëve deputetë që nënshkruan herën e parë.

“Në krye të vendit janë tre persona të cilët nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë marrë. Po harrojnë që shtetësia e Kosovës nuk është akt i kryer, janë 5 vende të cilat nuk na kanë njohur. Na duhen njohje për anëtarësim në OKB”, ka thënë ai

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)