Kryetari Ahmeti ka mbajtur takimin e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komunale

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takimin e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komunale

Policia në kërkim të vrasësit të Florent Ahmetaj

Kryesuar nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot është mbajtur takimi i parë për vitin 2018-të me Këshillin e Drejtorëve, ku u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me punët e përditshme në Drejotratet Komunale e që lidhen drejtë për së drejti me jetën dhe mirëqeninen e qytetarëve lipjanas.
Kryetari Ahmeti në këtë mbledhje ka kërkuar nga drejtorët përgatitjen e planeve të punës për vitin 2018, si dhe respektimin e objektivave që dalin nga planet e tyre të punës. Po ashtu, ka kërkuar nga drejtorët e drejtorateve angazhim maksimal, diciplinë dhe përkushtim në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre të punës, në mënyrë që viti 2018 të jetë një vitë i suksesshëm për Komunën e Lipjanit.
Kreu lipjanas gjithashtu ka kërkuar nga drejtorët që të respektohen kërkesat e drejtuar nga qytetarët dhe atyre tu kthehen përgjigjet brenda afateve të caktuara kohore.
Ndërsa drejtorët e drejtorateve komunale kanë raportuar për punët me të cilat janë marrë gjatë javës së kaluar por edhe për obligimet që i presin gjatë muajit janar.Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)