Mërdara po vazhdon të mbetet pikëkalimi më problematik sa i përket kolonave të gjata.
Numri më i madh i mërgimtarëve i bien nga kjo pikë kufitare që të kthehen në vendet perëndimore ku jetojnë.
Ndonëse sipas të dhënave të orës 22:16 në faqen zyrtare të MPB-së figuron që pritjet janë deri në 90 minuta në Merdarë dhe kolona 1 kilometërshe, mërgimtarët thonë të kundërtën.
Ata kanë thënë për Indeksonline se ka tre deri në katër orë që po presin për të dal nga territori i Kosovës.
Në një video të publikuar në Facebook, shihen mërgimtarët që janë lodhur duke pritur me orë të tëra.
Ata për të kaluar kohën, dalin nga veturat dhe rrinë jashtë në këmbë. /Indeksonline/
COMMENTS