Sot (e shtunë) Liverpooli edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka shitur Philippe Coutinhon te Barcelona për 160 milionë euro.
Por, duket se Reds do ta zëvendësojnë atë brenda 24 orëve.
Sipas beIN Sports, nesër (e diel) Riyad Mahrez do të udhëtojë drejt Livrpoolit për të përfunduar testet mjekësore.
Ylli i Leicester Cityt pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022.
Ndërsa transferimi i tij pritet t’i kushtojnë skuadrës së Jurgen Klopp rreth 55 milionë euro.
Përveç 26-vjeçarit, Liverpooli mund të nënshkruajë edhe me Thomas Lemar nga Monaco. /Telegrafi/
COMMENTS