Amber Heard ka mahnitur të gjithë pranishmit në galanë e mbajtur në Los Angels, në “Art Of Elysium”, me veshjen e saj të argjend.
Ajo do të luaj Mera-n në filmin e shumëpritur për 2018-ën “Aquaman”, por Amber Heard është shfaqur me diçka akoma edhe më tërheqëse se sa kostumi i superheroit.
31-vjeçarja ka qenë e veshur e tëra në argjend, por pavarësisht se veshja e saj të krijonte idenë se ishte transparent, disenjuesve të veshjes së saj, nuk i kishte shpëtuar asnjë detaj që mund ta linin në “baltë” Amber-in.
Veshja e saj ishte magjepsëse dhe tregonte aq sa duhej, duke zhgënjyer ndoshta fansat.
COMMENTS