E qëlloi fqinji me sëpatë në kokë, i plagosuri flet për mediat: “O do e shuaj unë atë, o ai mua”

E qëlloi fqinji me sëpatë në kokë, i plagosuri flet për mediat: “O do e shuaj unë atë, o ai mua”

Djali i komandant Remit: Urime babi që kalove edhe këtë sfidë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, pasi një 51-vjeçar tmerroi fqinjët e tij duke i zënë pritë me sëpatë në dorë dhe duke qëlluar në kokë njërin prej tyre.

Gjon Marku, banues në Borsh, u arrestua nga policia pasi në vendin e quajtur “Kubovë-Shkallë” u ka dalë përpara fqinjëve të tij (pjestarëve të familjes së shtetasit M.Gj.), dhe pasi është konfliktuar më ta për motive të hershme pronësie i ka goditur me pjesën e pasme të sëpatës duke i lënë të dëmtuar.

I plagosur në gjendje të rëndë ndodhet shtetasi Mark Gjini, i cili nga shtrati i spitalit dha detaje për News24 dhe BalkanWeb në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme.

“Papritmas na doli dhe me sëpatë në dorë dhe me hunj dy metra na kanë qëlluar, njoftuam policinë, dhe nuk erdhi se i ka paguar ky zotëria. Ai i ka blerë me lekë policinë dhe bashkinë e Himarës derisa policia nuk vjen në vendngjarje. Nuk erdhi as ambulanca, morëm taksi me ardhë në spital. Më ka vrarë në kokë, dorë e këmbë. Mirë që erdhi një gjiton i joni që na shpëtoi. E kam rregulluar shtëpinë me gjak e shpirt deri sa e kam futur në legalizim, në 2005 kam paguar çdo lloj detyrimi për atë shtëpi, taksë vendore, drita e ujë. Ai gëzon shtëpinë time, unë rri në kasolle. Kam 4 vite nëpër procese gjyqësore, dhe të drejtën e merr ai e jo unë. O do të më shuajë ai mua, o unë atë se drejtësi s’po gjej kurrkund,” tha Mark Gjini.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)