KADAJ-BUJUPI TREGON TË VËRTETËN E SAJ PËR DORËHEQJEN NGA KRYESIA E VV-SË

KADAJ-BUJUPI TREGON TË VËRTETËN E SAJ PËR DORËHEQJEN NGA KRYESIA E VV-SË

Nënkryetari Xhemjali, Lipjani i pasur me sportistë cilësorë

Pas raportimeve të sotme në media se Donika Kadaj-Bujupi ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtares së Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, deputetja e Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar se dorëheqje nga kjo pozitë ka dhënë që në muajin shtator të vitit të kaluar.

Në një prononcim për Insajderin, Kadaj-Bujupi ka thënë se dorëheqja e raportuar sot në media, në fakt kishte ndodhur para disa muajve.

“Jo, unë kam dhënë dorëheqje në muajin shtator. Prej Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje kam dhënë dorëheqje që në shtator”, ka thënë Donika Kadaj-Bujupi për Gazetën Online Insajderi.

Ndërkaq, edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli ka dhënë sot dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Topalli konfirmoi për Gazetën Online Insajderi se nga sot nuk do të jetë pjesë e asnjë pozite brenda Lëvizjes, teksa ka thënë se në një letër të tij, të publikuar në media, tregohen arsyet e këtij vendimi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)