SHQIPTARËT KRYESOJNË ME AZILKËRKIM NË FRANCË

SHQIPTARËT KRYESOJNË ME AZILKËRKIM NË FRANCË

Evropa na izoloi, Arabët bëjnë kërkesë zyrtare për të investuar në Kosovë

Në Francë u regjistruan më shumë se 100,000 aplikime për azil në vitin 2017, një rekord “historik”.

Drejtori i përgjithshëm i shërbimit për mbrojtjen e refugjatëve (OFPRA) Pascal Brice tha të hënën për AFP se ka patur një rritje të madhe të kërkesave të qytetarëve nga Shqipëria dhe Afrika Perëndimore.

“Aplikimet e paraqitura në vitin 2017 u rritën me 17% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 100 412 aplikime, pas një rënie prej 6.5% në vitin 2016”, shpjegoi Brice. “Këto shifra konfirmojnë”, tha ai, se “Franca është midis vendeve të para në Evropë ndaj preferencave të azilkërkuesve pas Gjermanisë”.

Shumica e azilkërkuesve vitin e kaluar ishin nga Shqipëria me një total prej 7.630 aplikacionesh, një rritje prej 66% me vitin paraardhës. OFPRA ka miratuar aktualisht vetëm 6.5% të këtyre aplikimeve. Pas shqiptarëve në listë janë afganët, haitianët, sudanezët dhe qytetarët e Guinesë.

Azilkërkuesit nga Shqipëria kanë qenë një shqetësim permanent për autoritetet franceze që ia kanë përcjellë këtë shqetësim edhe qeverisë së Tiranës, duke i bërë të qartë se azilkërkimi do të ndikojë edhe në vendimin për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)