“KUR GANGSTERËT VESHIN UNIFORMËN E POLICISË”

“KUR GANGSTERËT VESHIN UNIFORMËN E POLICISË”

Veseli: BE-ja duhet t’i japë Kosovës përgjigjen meritore për vizat

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook pas publikimit të videos nga drejtorit i PTK-së, Agron Mustafa teksa ai sulmohej fizikisht nga dy policë të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se imazhin e institucionit më të besuar këta zyrtarë policor po e rrënojnë nga dita në ditë.

Postimi i tij i plotë:

Kur gangsterët veshin uniformën e policisë

– Policia kapet duke transportuar mbi 5 kilogram marihuanë;

– Vidhen 40 kilogram heroinë nga dhoma e provave të policisë. Dyshohet për zyrtarë policor të përfshirë në rastin;

– Eprori i policisë kapet duke pranuar 100 mijë euro për të mbyllur një lëndë të cilën ishin duke e hetuar. I ndërrohet vendi i punës;

– Policia shkep dajak në vend publik ndaj qytetarëve për hesape personale;

– 23 zyrtarë policor kapen duke marrë ryshfet. Gjobat në trafik nga 60 Euro bëhen 500 Euro, e kjo është një mundësi që disa prej tyre të pasurohen më shpejtë;

Imazhin e institucionit më të besuar këta zyrtarë policor po e rrënojnë nga dita në ditë. Është detyrë e kolegëve të tyre të ndershëm që t’i abortojnë policët e korruptuar nga sistemi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)